Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj, mbi përfitimet dhe kostot e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Prof. Dr. Arben Malaj, i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” të gazetars Aurora Sulçe në televizionin Ora Neës, është shprehur mbi përfitimet dhe kostot e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Prof. Dr. Malaj ka theksuar domosdoshmërinë e performances së mirë të Shqipërisë veçanërisht gjatë periudhës deri kur krerët e shteteve të vendeve anëtare në BE të vendosin për fatin e Shqipërisë në kontekstin e integrimit të saj në këtë grupim.

Malaj i ka kushtuar gjithashtu rëndësi gjatë diskutimit të tij riskut të ekonomisë shqiptare  që vjen nga kriza e borxheve nëse partneritetet publike dhe private nuk kthehen në zhvillim të ekonomisë. Ai shprehet se nëse kostoja e PPV-ve vazhdon në të njëtat nnivele dhe impakti i tyre në ekonomi nëpërmjet rritjes ekonomike mungon, atëherë Shqipëria rrezikohet nga një krizë borxhi

Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.oranews.tv/article/malaj-ekonomia-rrezikohet-nga-kriza-e-borxheve

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*