IPPM-ja në 2017 Global Go To Think Tank Index Reports

Programi i think tank-eve dh shoqërive civile (TTCSP) i Institutit Lauder në Universitetin e Pensilvanisë kryen hulumtime mbi rolin e instituteve të politikave në qeveri dhe shoqërinë civile në mbarë botën. TTCSP shqyrton rolin në rritje dhe karakterin e organizatave kërkimore mbi politikat publike. TTCSP rendit organizatat në bazë të rajonit ku ato operojnë, si dhe në bazë të fushës së tyre të kërkimit.

 

Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen (IPPM) është renditur në vendin e 89-të si organizata me ndikimin më të madh në qeveri dhe shoqëri civile për vitin 2017 për rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Përkrahë IPPM-së, në 100 organizatat më të mira të këtij rajoni, janë renditur edhe dy organizata të tjera shqiptare.

IPPM-ja është renditur gjithashtu në vendin e 125-të ndër 140 organizatat më të mira në fushën e politikave të ekonomisë së brendshme për vitin 2017. Vitin e kaluar TTCSP e renditi IPPM-në në vendit e 122-të nga 135 organizatat më të mira po në këtë fushë. Gjithsej për Shqipërinë janë pozicionuar vetëm 5 organizata në këtë raport në fusha të ndryshme kërkimi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*