Vlerësimi i Ekonomisë Hije për Shqipërinë nga FMN-ja

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar në Janar 2018 artikullin me titull “Ekonomitë Hije Përreth Botës: Çfarë Mësuam Gjatë 20 Viteve të Fundit?”, i cili analizon 158 shtete për periudhën 1991 – 2015, ndër të cilët edhe Shqipërinë.

Shqipëria pason 53 vende të tjera për peshën e ulët të ekonomisë hije.  Mesatarizuar për periudhën kohore 1991-2015, Shqipëria renditet në vendin e 54 me një peshë prej 28.5% të ekonomisë hije ndaj PBB-së, matur kjo sipas metodës PMM, ose me një peshë prej 32.7% ndaj totalit të PBB-së, matur me metodën MIMIC.

Sipas metodës MIMIC, vlera maksimale ka qenë 41.18% e PBB-së në vitin 1991, ndërsa vlera minimale e peshës së ekonomisë hije për Shqipërinë ka qenë 25.41% e PBB-së për vitin 2011.

Për më tepër informacion në lidhje me vlerësimin e ekonomisë hije, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për 157 vendet e tjera, si dhe për metodat e vlerësimit të kësaj ekonomie (në anglisht), ju lutemi të klikoni më poshtë:

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*