Workshop “Buxhetimi-Parimet, Objektivat dhe Fazat Kryesore”

NDI-ja në bashkëpunim me IPPM-në organizuan për studentët praktikantë të programit të internshipit pranë Kuvendit të Shqipërisë dy ditë trajnimi intensiv, përgjatë datave 11 dhe 12 dhjetor 2018. Ky trajnim u drejtua nga Prof. Dr Arben Malaj, Presidenti i Nderit të IPPM-së mbi temën “Buxhetimi – parimet, objektivat dhe fazat kryesore”.

Në ditën e parë studentët praktikantë u njohën me buxhetin si një instrument i rëndësishëm i politikave ekonomike së bashku me objektivat, fazat nëpër të cilin kalon procesi i buxhetimit, kuadri ligjor dhe institucionet që përgatisin buxhetin.

Një vëmendje të veçantë Prof. Dr. Malaj u dha strategjive të ndryshme mbi të cilat mbështetet buxheti, si ajo e SDG-së 2030 (Sustainable Development Goals), Strategjitë e Zhvillimit të Integruar, Strategjitë Sektoriale dhe Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike.

Gjithashtu, gjatë trajnimit studentët u ndalën dhe te buxhetimi me pjesëmarrje, i cili konsiston në pjesëmarrjen e grupeve të interesit në buxhet. Në këtë linjë u diskutua mbi Buxhetin e Qytetarit 2017. Në pjesën përmbyllëse të ditës së parë u diskutua mbi kalendarin e buxhetit afatmesëm dhe buxhetin vjetor.

Dita e dytë e trajnimit nisi me një pjesëmarrje interakive mbi çështjet e diskutuara ditën e parë. Trajnimi vijoi me ndarjen në grupe të studentëve për të paraqitur objektivat  e buxhetit për tre grupe interesi si në vijim: Buxhetimi i Përgjithshëm Gjinor, Buxheti për Sektorin e Shëndetësisë, Buxheti për Sektorin e Arsimit, Buxheti për Mbrojtjen e Mjedisit, pjesë gjatë së cilës u inkurajuan pyetjet dhe diskutimet.

Në vijim u kryen prezantimet e punëve përkatëse në grup për buxhetin në lidhje me arsimin, shëndetësinë, barazinë gjinore dhe mbrojtjen e mjedisit, ku studentë treguan përgatitje për të rezultuar të suksesshëm.

Në fund të trajnimit dy ditor fokusi u ndal mbi konkluzionet e arritura dhe opinionet e studentëve pjesëmarrës.

IPPM-ja është e gatshme dhe e hapur të mbështesë studentët mbi pyetje e diskutime për të cilat kërkohet një eksperiencë konkrete dhe mbi çdo lehtësi tjetër në funksion të tyre.

Presidenti i Nderit dhe Drejtori Ekzekutiv i IPPM-së mbi migracionin

Presidenti i Nderit dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen sjellin një artikull të përbashkët mbi migracionin në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht në Shqipëri.

Artikulli përqëndrohet te shkaqet, pasojat dhe sfidat të cilat shoqërojnë migrimin në këto vende.

Në artikull renditen sfidat që vijnë nëse nuk gjendet një rrugë për reduktimin e migracionit. Autorët theksojnë se në afatshkurtër përfitimi i takon vendeve pritëse për shkak të rritjes së ofertës për punë të kualifikuar në to, ndërsa kostot vendeve emigruese. Ndërsa në afatgjatë, në rastin kur këta individë rikthehen në vendet e origjinës, përfitimet i takojnë pikërisht këtyre vendeve për shkak të avantazheve që burojnë nga rritja e kapitalit human.

Autorët përshkruajnë shkaqet e emigrimit, duke u ndalur te ato ekonomike, si pabarazia në të ardhura dhe paga minimale relativisht e ulët me vendet ku emigrantët nga vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të shkojnë.

Autorët theksojnë se demokratizimi i dijes dhe globalizimi mund të shfrytëzohet nga individët për të punuar jashtë vendit pa qenë nevoja të emigrojnë fizikisht.

Në artikull renditen arsyet kryesore pse individët kthehen në vendet e tyre të origjinës duke theksuar se më e rëndësishme për Shqipërinë është kthimi i ekonomisë sonë në një ekonomi dinamike.

Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://telegraf.al/sociale/migracioni-nga-problem-ne-avantazh/

Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj, rreth zhvillimeve më të fundit Kosovë- Serbi

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Prof. Dr. Arben Malaj ka qenë i ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC News për të diskutuar mbi çështjet aktuale dhe zhvillimet më të fundit Kosovë-Serbi.

Prof. Dr. Malaj është shprehur se mbështet çdo veprim të qeverisë së Kosovës për reciprocitet në marrëdhëniet ekonomike dhe politike me Serbinë. Nga ana tjetër ai shprehet se tarifa 100% e Kosovës ndaj importeve të Serbisë kërkon që kjo e fundit të identifikojë dhe argumentojë çdo shkelje të politikave tregtare të OBT-së dhe CEFTA-s. Në vazhdim, Prof. Dr. Malaj thotë se, kjo taksë nuk mund të funksionojë për kohë të gjatë si kundërveprim politik.

Gjithashtu, Prof. Dr. Arben Malaj shprehet se Kosova, kohën e veprimit të kësaj takse si reagim politik, duhet ta përdorë me profesionalizëm dhe përkushtim për të qartësuar gjithë shkeljet e palës serbe nëpërmjet barrierave jo tarifore për të përfituar në mënyre abuzive.

Prof. Dr. Malaj sugjeron se kjo periudhë mund të shërbejë për të ristrukturuar partnerët tregtarë të Kosovës, por në thelbin e saj ajo duhet të synojë rritjen e produktivitetit dhe aftësisë konkurruese.

Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=MajXNxLVxcA

The IPPM’s Honorary President, Prof. Dr. Arben Malaj, on the current Kosovo-Serbia issues

The Honorary President of the Institute for Public Policies and Good Governance, Prof. Dr. Arben Malaj, guest on “Political Bureau” show on ABC News has expressed about the latest discussions and the current Kosovo-Serbia issues.

Prof. Dr. Malaj expressed his support for any action by the Kosovo government for reciprocity in economic and political relations with Serbia. On the other hand, he says that Kosovo’s 100% tariff to Serbia’s imports requires Kosovo to identify and substantiate any breaches of WTO and CEFTA trade policies. In the following, Prof. Dr. Malaj said that this tax cannot function for a long time as a political counterattack.

Also Prof. Dr. Arben Malaj said that this political response of Kosovo should be used with professionalism and dedication to clarify all violations of the Serbian side through non-tariff barriers to benefit in an abusively way.

Prof. Dr. Malaj suggested that this period may be useful to restructure Kosovo’s trading partners, but in essence it should aim at increasing productivity and competitiveness.

For more information (in Albanian language), please click on the link below:

https://www.youtube.com/watch?v=MajXNxLVxcA

Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj: Politikat fiskale ekspasioniste përballë risqeve potenciale

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Prof. Dr. Arben Malaj është shprehur për revistwn “Monitor” mbi politikat fiskale ekspansioniste përballë risqeve potenciale. Ky debat lidhur me efektin e politikave të taksave dhe politikave fiskale ekspansioniste është sot në qendër të debateve akademike dhe politikëbërëse.

Bazuar në një artikull të nobelistit në ekonomi Edmund Phepls, Prof. Dr. Malaj thekson se deficitet e mëdha nuk i arrijnë objektivat në afatin e mesëm dhe në afatgjatë mund të prodhojnë efekte negative. Lidhur me investimet publike ai është shprehur se problemi i vendit është që popullsia po reduktohet në nivel të konsiderueshëm, ndërsa investimet publike për rrugët po konsiderohen prioritare.

Prof. Dr. Malaj sugjeron se investimi në ekonominë e dijes, ristrukturimi i ekonomisë drejt sektorëve më produktivë janë investimi më i mirë për të ardhmen e vendit në një ambient ekonomik global dhe evropian, me shumë pasiguri dhe pa qartësi.

Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.monitor.al/malaj-rritja-me-borxhe-eshte-joproduktive-rrezikohet-te-kalojme-situate-te-veshtire-ekonomike-dhe-sociale/

Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj, rreth sfidave të mirë-arsimimit në Shqipëri

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Prof. Dr. Arben Malaj është shprehur  në emisionin “Përtëfol” në televizionin Scan mbi sfidat për mirë-arsimimin në Shqipëri, si sfida kombëtare më e madhe dhe më e dobishme.

Prof. Dr. Malaj është shprehur se është shqetësuese për studiuesit e ekonomisë fakti që numri i studentëve që zgjedhin shkenca ekzakte po ulet. Bazuar në studimet e organizatave ndërkombëtare, si Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe  Forumi Botëror i Ekonomisë i Davosit, Prof. Dr. Malaj thotë se vendet e reja të punës mbështeten pikërisht në shkencat e reja ekzakte.

Prof. Dr. Malaj sugjeron të krijohet dinamikë që fëmijët ta duan shkencën që në hapat e parë të jetës. Ai gjithashtu thekson domosdoshmërinë për nxitje nga ana e shtetit për talentet e reja dhe përditësim të kurrikulave në mënyrë të vazhdueshme.

Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=35uUQcdKLXc&fbclid=IwAR3jkB1BVnK95hnaUQaBwpekaC1Cu8IYNv73WpaJS4T4hhuudefBze09WJA

Presidenti i Nderit i IPPM-së, Prof. Dr Arben Malaj mbi nevojën e mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri

 

Presidenti i Nderit i IPPM-së, Prof. Dr Arben Malaj është shprehur për kanalin televiziv Vizion Plus mbi impaktin negativ socio-ekonomik të lojërave të fatit në shoqërinë shqiptare dhe domosdoshmërinë e mbylljes së tyre.

Bazuar mbi të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave, Prof. Dr Malaj përmend se shuma e parave të lojërave të fatit për një vit llogaritet të jetë rreth 135 milionë euro, cilësuar këto të fundit si para që u vidhen familjeve shqiptare. Paratë që u shkojnë lojërave të fatit janë para të munguara që mund të shkonin për mirëushqyerje, kujdes shëndetësor dhe investime në arsim, thotë Prof. Dr Malaj.

Prof. Dr Arben Malaj shprehet se përveç dëmit ekonomik që lojërat e fatit u shkaktojnë drejtpërdrejt familjeve shqiptare, duhen marrë në konsideratë dhe dëmet sociale si mosmarrëveshjet familjare, rritja e divorceve, kriminaliteti. Ai sugjeron që shteti duhet të rehabilitojë personat e varur nga lojërat e fatit dhe të ndërmarrë politika publike mbi ndalimin e përhapjes së tyre.

Për më tepër mbi intervistën e Presidentit të Nderit të IPPM-së mund të ndiqni linkun: https://www.vizionplus.tv/basti-i-qeverise-per-kazinote-malaj-vendimi-i-duhur-lojrat-e-fatit-problem-kombetar/

Presidenti i Nderit i IPPM-së, Prof. Dr Arben Malaj në Konferencën e 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve Evropiane

Presidenti i Nderit i IPPM-së, Prof. Dr Arben Malaj, ka marrë pjesë në Konferencën e 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve Evropiane të zhvilluar përgjatë tre ditëve, 30.09.2018 deri më 02.10.2018 në Salzburg, organizuar nga Instituti i Rajoneve Evropiane (IRE). Kjo konferencë e përvitshme mbledh bashkë përfaqësues të ndryshëm të biznesit dhe politikës nga të gjithë rajonet evropiane, me fokus çështjet aktuale dhe strategjitë e së ardhmes në lidhje me politikën dhe biznesin. Panele të nivelit të lartë diskutuan mbi cështje si, domosdoshmëria e vazhdimit të vizionit të themeluesve të Bashkimit Evropian, e ardhmja e Bashkimit Evropian, sfidat e Evropës përballës emigracionit si një fenomen në rritje, depopullimi i zonave rurale dhe furnizimi me energji, e ardhmja dixhitale, zhvillimet gjeopolitike dhe mundësitë për partneritete strategjike.

Për më tepër mbi Konferencën e 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve Evropiane ndiqni linkun: http://ir000044.host.inode.at/de/30-09-02-10-2018-salzburg-summit-europe-1918-2018-2118-salzburg-austria/

Buletini i Financave Publike – Gusht 2018

Ministria e Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë publikoi Statistikat fiskale për muajin Gusht 2018. Në shërbim të analizës janë të disponueshme të dhënat kumulative për të ardhurat publike, shpenzimet qeveritare dhe investimet nga Shkurti 1998 deri në Gusht 2018.

Për më shumë informacione lexoni materialin e mëposhtëm: