Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj mbi zhvillimet socio-ekonomike të vitit 2018

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Prof, Dr. Arben Malaj, ka bërë publike analizën e tij mbi zhvillimet socio-ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2018.

Ish ministri i Financave dhe i Ekonomisë për Shqipërinë ka analizuar Politikën Monetare dhe Fiskale të planifikuara për tu ndërmarrë gjatë vitit në vijim, duke u ndalur veçanërisht në stabilitetin e financave publike gjatë vitit 2018.

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://telegraf.al/opinion/ekonomia-dhe-stabiliteti-i-financave-publike-ne-2018-n

 

Buletini i Financave Publike – Tetor 2017

Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë publikoi Statistikat fiskale për muajin Tetor 2017. Në shërbim të analizës janë të disponueshme të dhënat kumulative për të ardhurat publike, shpenzimet qeveritare dhe investimet nga Shkurti 1998 deri në Tetor.

Për më shumë informacione lexoni materialin e mëposhtëm:

2017.

 

Prof. Dr. A. Malaj – President Nderi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Prof. Dr. Arben Malaj, është titulluar me titullin nderues President Nderi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë më datë 23 Nëntor 2017.

Dhoma e  Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës ka vlerësuar Prof. Dr. Arben Malaj me këtë titull bazuar në eksperiencën e tij të gjatë si ekspert në fushën e ekonomisë.

Në lidhje me këtë vlerësim dhe me detyrën e tij të re, Prof. Dr. Arben Malaj është shprehur: “Këtë vlerësim e konsideroj një mundësi të re për ti shërbyer vendit tim. Në angazhimet e mia politike e publike mbështes modelin e ekonomisë sociale të tregut. Ky model kërkon që biznesi, qeveria dhe aktorët e tjerë social duhet të realizojnë kohezionin social, pra më shumë punësim, më pak varfëri, më pak pabarazi, më shumë barazi sociale”.

Për të parë artikullin e plotë (në Klan TV dhe në ABC TV), klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://tvklan.al/samir-mane-dhe-arben-malaj-zgjidhen-presidente-nderi-te-dhomes-se-tregtise/

http://abcnews.al/nderohen-per-kontribut-ne-ekonomi-samir-mane-e-arben-malaj/

Memorandum Mirëkuptimi: IPPM – Instituti i Bashkëpunimit dhe Ekonomisë së Bazelit

Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Institutin e Bashkëpunimit dhe Ekonomisë së Bazelit. Ata njohin pikat e forta të njëri-tjetrit në kërkimet shkencore dhe analizat në shkencat shoqërore me një fokus prioritar në sondazhet. Në këtë kuadër, palët kanë rënë dakord të krijojnë një axhendë bashkëpunimi që synon të zbatojë iniciativa të përbashkëta në fushën ekonomike me një fokus të veçantë në Monitorimin e Kapitalit Social Botëror, i cili është një studim i hapur për të gjithë qytetarët në botë dhe pronë e Institutit të Bashkëpunimit dhe Ekonomisë të Bazelit Monitorimi i Kapitalit Social Botëror është një projekt partneriteti brenda Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UN SDG).

About

 

Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj mbi buxhetin dhe paketën fiskale 2018

Presidenti I Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen dhe njëkohësisht ish ministri i Financave dhe I Ekonomisë, është shprehur në lidhje me buxhetin dhe paketën fiskale të vitit të ardhshëm.

I ftuar në emisionin “Argument” të gazetarit Enio Civici në Scan TV më datë 6 Nëntor 2017, Prof. Dr. Malaj bëri publike idenë e tatimit progresiv të integruar të të gjitha të ardhurave të individit, dhe jo vetëm atyre që vijnë nga punësimi.

Malaj u shpreh se një model i tillë i tatimit mbi të ardhurat është një model që i përket së ardhmes dhe që duhet të aplikohet në Shqipëri.

Për të lexuar artikullin e plotë në Scan TV, klikoni në linkun e mëposhtëm:

Projekti për tatim progresiv për çdo të ardhur e jo vetëm për pagat! Malaj në “Argument”: Model i së ardhmes por “duhet më shumë frymëmarrje në kohë”

Buletini i Financave Publike – Shtator 2017

Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë publikoi Statistikat fiskale për muajin Shtator 2017. Në shërbim të analizës janë të disponueshme të dhënat kumulative për të ardhurat publike, shpenzimet qeveritare dhe investimet nga Shkurti 1998 deri në Shtator 2017.

Për më shumë informacione lexoni materialin e mëposhtëm:

Doing Business 2018 – Përmbledhje

Doing Busines 2018: Reforma për të krijuar vende pune, një publikim botëror i grupit të Bankës Botërore, është i 15-ti në një seri raportesh vjetore që matin rregullatorët që rrisin aktivitetin e biznesit dhe ato që e kufizojnë atë. Doing Business 2018 paraqet tregues sasiorë mbi rregullatorët e biznesit dhe mbrojtjen e të drejtave të pronës që mund të krahasohen në 190 ekonomi dhe me kalimin e kohës. Këtë vit, Shqipëria renditet e 65-ta në lehtësinë e bërjes së biznesit, krahasuar me vendin e 58-të në raportin e vitit të kaluar. Megjithatë, në treguesin e distancës nga rezultati më i lartë (100), rezultati i Shqipërisë ka lëvizur nga 67.74 në 2017 në 68.70 në vitin 2018.

Presidenti i Nderit i IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj – “Konsull Nderi”

Gjatë koncertit me titull “Përshëndetje nga Austria”, të zhvilluar në qytetin e Vlorës nga Ambasada Austriake në Shqipëri, më datë 21 Tetor 2017, Presidentit të Nderit të Institutit për Politika Publike dhe Mirëqeverisje, Prof. Dr. Arben Malaj, i është njoftuar emërimi me titullin “Konsull Nderi” për Rajonin e Jugut të Shqipërisë nga Republika e Austrisë. Ky njoftim është prezantuar në prani të Ambasadorit të Austrisë në Shqipëri, Dr. Johann Sattler, si dhe në atë të kryetarit të Bashkisë Vlorë, Dr. Dritan Leli.IMG-20171022-WA0032IMG-20171022-WA0031IMG-20171022-WA0029

Të rinjtë në veprim: Monitorimi i performancës buxhetore me nxënësit në rolin e vëzhguesit

Lideri i Projektit: Komiteti Rinor Lezhë

Data e Fillimit: 05 Tetor 2017

Data e Mbarimit: 05 Shtator 2017

Shteti: Shqipëri

Mbështetur nga:  ANTTARC

Përshkrimi i Projektit:

Ky projekt synon të bëjë rininë një komponent kryesor për mirëqeverisje në Bashkinë e Lezhës. Fokusi i kësaj iniciative janë studentët e kësaj bashkie dhe ideja kryesore që i përket kësaj lidhet me rolin aktiv të të rinjve në pjesëmarrjen në ekzekutimin e performancës buxhetore, të debatit dhe transparencës së njësive të qeverisjes vendore. Komiteti Rinor dhe IPPM kanë parashikuar të trajnojnë dhe të bëjnë të aftë një “bërthamë” studentësh nga i gjithë rajoni, që do të shërbejë si katalizator i pjesëmarrjes aktive qytetare në monitorimin e performancës së ekzekutimit të buxhetit, të rrisin kërkesën për më shumë transparencë dhe në perspektivë të shërbejnë si trajnerë për studentët e tjerë, duke garantuar në këtë mënyrë një ndikim afatgjatë të këtij projekti në ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme për të rinjtë në Lezhë.

Memorandum Mirëkuptimi: IPPM – TESEV

Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Fondacionin Turk të Studimeve Ekonomike dhe Sociale (TESEV). Ky Memorandum Mirëkuptimi parashikon një angazhim të përbashkët për nismat e zhvillimit ekonomik që do të ndërmerren nga këto dy institucione me një fokus të veçantë në lidhjet socio-ekonomike midis Turqisë dhe Shqipërisë në një perspektivë rajonale.

Nga themelimi i tij në 1994 e deri në 2004, TESEV ka prodhuar raporte të rëndësishme mbi varfërinë, politikat ekonomike dhe ato sektoriale. Në fillim të vitit 2004, duke ndryshuar relativisht fushat e tij të studimit, TESEV vendosi të riorganizojë studimet e tij nën tre tituj: Demokracia, Mirëqeverisja dhe Transparenca, Politika e Jashtme. Të tre programet u organizuan me komisione këshilluese të përbërë nga udhëheqës mendimesh dhe akademikë, si dhe stafi i ekspertëve përgjegjës për këto programe. Në vitet që vijnë, dy fusha të tjera, Pabarazitë Sociale dhe Mospërfshirja dhe Qytetet e Qëndrueshme janë shtuar në interesin strategjik të Fondacionit. Bordi Ekzekutiv i TESEV dhe hulumtuesit e tij po punojnë aktualisht në përgatitjen e programeve të gjera kërkimore me interes të përbashkët me IPPM dhe të dy institucionet janë të vendosur për të ndërtuar një partneritet afatgjatë.