Përmirësimi i Klimës së Biznesit dhe Efikasitetit Fiskal në Shqipëri

Data e Fillimit: Shtator 2016

Data e Mbarimit: Skurt 2017

Rajoni: Europa Lindore

Shteti: Shqipëria

Mbështetur nga: IFC/World Bank

Përshkrimi i Projektit:

Projekti :”Përmirësimi i Klimës së Biznesit dhe Efikasitetit Fiskal në Shqipëri” filloi  në gusht 2016 midis Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MEDTTE)  Policy and Management Consulting Group(PMCG) dhe Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje ( IPPM).

Projekti do të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë në forcimin e mëtejshëm të zbatimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar, i cili lidh planifikimin strategjik të politikave me planifikimin e buxhetit dhe menaxhimin financiar publik . Në veçanti, në mesin e objektivave të tjerë, projekti ka për qëllim  të maksimizoj efikasitetin e reformave MFP duke forcuar fokusin e rezultateve në menaxhimin e financave publike, si dhe planifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave .

Objektivi i përgjithshëm është përmirësimi i biznesit dhe klimës së invesimeve, në përputhje me objektivat e qeverisë, në drejtim të lehtësimit të tregtisë, liberalizimit, përmirësimin dhe lehtësimin e çështjeve procedurale dhe burokratike.

Palëte përfshira në projekt do të kryejnë detyra të ndryshme si::

a) Kryerja e vlerësime të përgjithshme të kuadrit institucional, vlerësimin e sistemit dhe të zhvillojnë analiza , vlerësimi i situatës aktuale për të identifikuar kuadrin rregullator dhe mjedisin duke krijuar pengesa për rritjen ekonomike, etj

b)  Workshope.

c) Zhvillimi i rekomandimeve dhe të japë këshilla.

d) Zhvillimi i një plan veprimi etj ..

Ndiqni linkun e mëposhtëm për lajme lidhur me këtë projekt:

http://www.pmcg-i.com/all-news/item/1216-supporting-albania-to-improve-deregulation-and-fiscal-efficiency

 

Janë zhvilluar takimet e para në lidhje me projektin “Përmirësimi i Klimës së Biznesit dhe Efikasitetit Fiskal në Shqipëri”.

IPPM është  angazhuar në një projekt për të mbështetur Qeverinë e Shqipërisë në forcimin e mëtejshëm të zbatimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar, i cili lidh planifikimin strategjik të politikave me planifikimin e buxhetit dhe menaxhimin financiar publik . Objektivi kryesor është për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve qeveritare ndaj ndërmarrjeve, si dhe, për të rritur formalitetet në të gjithë sektorët  dhe pagimin e tatimeve me lehtësi dhe eliminimin e pengesave procedurale.

Në kuadër të projektit”Përmirësimi i Klimës së Biznesit dhe Efikasitetit Fiskal në Shqipëri” PMCG  përfaqësuar nga Z. Alex Aleksishvili dhe Z. David Lelashvili dhe IPPM përfaqësuar nga Z. Arben Malaj dhe z Ledjon Shahini, më 1 shtator të vitit 2016 kanë zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të disa institucioneve shtetërore.

Takimi i parë u mbajt në Ministrinë e Financave me Këshilltarët Knidi Bashari, dhe Etien Xhafa. Takimi u përqëndrua në një diskutim të përgjithshëm për arritjet e qeverisë aktuale në fushat e lidhura me këtë projekt dhe prioriteteve të MF.

IMG_20160902_112048

Takimi i dytë u zhvillua me Znj. Milva Ekonomi, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me përmirësimin e situatës së biznesit në Shqipëri si: shkurtimin e kohës për marrjen e lejeve të ndërtimit, duke zvogëluar numrin e licencave, përmirësimin e  konceptii e one stop shop në Shqipëri etj …

IMG_20160901_160859

Më shumë informacione në lidhje me projektin mund të gjenden në seksionin e Projekteve në Ndjekje në faqen tonë të internetit.

Policy Paper qeverisja ekonomike në rajon: Si ndikon në Ballkanin Perëndimor dhe në procesin e integrimit në BE?

Ky punim i përgatitur nga një prej ekspertëve të IPPM-së, Arlind Rama, ka për qëllim të hedhë më shumë dritë mbi konceptin e qeverisjes ekonomike, “rëndësia e saj në mbështetjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe integrimin evropian, fazën aktuale të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor  në zbatimin e kësaj kornize të rregullave për axhendën ekonomiko-buxhetore e politikë-bërjes dhe për të eksploruar mënyra të mundshme për të përshpejtuar këtë proces në mënyrë më efikase.

Ky punim mund të gjendet në materialin e mëposhtëm:

Download (PDF, 7.06MB)