Ndarja e përvojës së integrimit ekonomik në BE të vendeve të Vishegradit për Shqipërinë dhe Kosovën

Data e Fillimit: Tetor 2014

Data e Mbarimit: Prill 2015

Shteti: Shqipëri

Origjina e Financimit: International Visegrad Fund

Përshkrimi i Projektit:

Projekti “Ndarja e përvojës së integrimit ekonomik në BE të vendeve të Vishegradit për Shqipërinë dhe Kosovën”  financohet nga International Visegrad Fund. Projekti synon aftësimin e vendeve të Vishegradit për të ndajrë përvojën e tyre dhe të luajnë rol të rëndësishëm në proçesin e integrimit ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës me BE-në dhe transferimin e përvojës së Gjeorgjisë në reforma të suksesshme strukturore për Shqipërinë dhe Kosovën. Projekti do të zbatohet përmes një serie workshop-esh, prezantimesh, ture studimore në terren dhe zhvillimit të raportit.

Objektivat kryesore të projektit janë :

– Ndarja e përvojave dhe mësimeve të nxjerra nga vendet e Vishegradit në integrimin ekonomik me BE-në dhe detyrimet që rrjedhin prej saj;

– Njohjen e përfituesve me përvojën gjeorgjiane të reformave në fusha të veçanta sektoriale.

Për më shumë informacione ju lutem na kontaktoni në e-mailin: secretary@ippm.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*