Bernard DostiBoard Member

Prof. Assoc. Dr. Bernard Dosti është aktualisht Zv. Rektor për kurrikulat dhe orientimin mësimor në Universitetin e Tiranës. Ai u diplomua në Universitetin e Tiranës në Ekonomiks në vitin 2005 dhe përfundoi me sukses Masterin në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Bamberg, Gjermani. Nga viti 2005 e në vazhdim Prof. Assoc. Dr. Dosti është lektor me kohë të plotë në departamentin e Ekonomiksit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ai jep lëndë të ndryshme kryesisht në fushën e financave publike, ekonomiksit të Integrimit Ekonomik Evropian etj.. Në vitin 2011, mbron gradën Shkencore “Doktor” në Universitetin e Tiranës me temë në fushën e pensioneve. Ai ka qenë konsulent për projektin e mbështetur nga Soros “Analiza e Draft buxhetit dhe zbatimi në Shqipëri”. Aktualisht është ekspert në Platformën për Bashkëpunimin Trans-Akademik në Inovacion. Ai ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh akademike kombëtare dhe ndërkombëtarë në fushën e financave publike, pensioneve, korrupsionit dhe integrimit Evropian.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*