Pjesemarrja e Presidentit te Nderit Prof.Dr. Arben Malaj ne Konferencen DySESD2019 te zhvilluar ne Shkoder.

Presidenti i Nderit te IPPM Prof.Dr. Arben ishte sot dt.13.12.2019 i ftuar per te kontribuar ne konference e dyte nderkombetare shkencore te fakulteti ekonomik te Universitetit te Shkodres, ky moren pjese kolegeve akademik te nderuar nga gjithe rajoni i Ballkanit Perendimor. Fjalen e mbajten tre profesore te nderuar nga te cilet ishi nga Shqiperia (Prof.Dr. Arben Malaj – President Nderi IPPM), Serbia (Prof. Dr. Predrag Bjelic – Universiteti Ekonomik Beograd) dhe Kosova (Prof. Dr. Sabri Kadriu – President i Forumit te Zhvillimit dhe Bashkepunimit te Territorit Kosove). Ne marrjen e fjales Presidenti i Nderit te IPPM-se falenderoj organizatoret dhe pjesemarresit ne kete Konference te dyte te DESESD2019 te zhvilluar ne Shkoder.

Fokusi i fjalës se Prof Dr. Arben Malaj ishte sfidat e ekonomisë së dijes, me konkretisht demokratizmi i dijes dhe demokratizimi i parasë apo të ardhurave si dy shtylla ku nëpërmjet politikave publike aktive mund te mbështetetet një strukturim produktiv të ekonomisë, një rritje ekonomike të shëndetshme që lehtëson  reduktimin e plagëve sociale  me të cilat po përballemi si papunësinë strukturore dhe rritja e pabarazisë.

Shpesh ne këshillohemi dhe këshillojmë që politik-bërësit por edhe qarqet akademike  duhet të mendojnë në mënyrë globale, por të veprojnë në nivel lokal. Novelistë e rinj të ekonomisë të vitit 2019 janë një model inspirimi për kërkuesit e rinj shkencore.

Ata ndërthurën dijen në funksion të problemeve e sfidave konkrete të komuniteteve të varfërve dhe të sëmurëve në disa zona specifike në vende të varfëra të botës.

Ky mund te jene një model i mirë edhe për studiuesit shqiptare, duke kaluar nga kontributet shkencore metodologjike ne thellimi shkencore për një problem konkrete në një zonë konkrete duke propozuar përmirësimin e politikave publike në nivel vendor kombëtarë e global. Laboratori i testimit të gjetjeve të tyre nuk ishin me kompjuterët e zyrave, por grupet sociale në terren, ku dija konvertohej në një shërbim publik, duke reduktuar vdekjet nga sëmundjet epidemike, përmirësuar cilësinë e politikave në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

Posted by Fakulteti Ekonomik, UNISHK on E premte, 13 Dhjetor 2019

Posted by Fakulteti Ekonomik, UNISHK on E premte, 13 Dhjetor 2019

Posted by Fakulteti Ekonomik, UNISHK on E premte, 13 Dhjetor 2019

Posted by Fakulteti Ekonomik, UNISHK on E premte, 13 Dhjetor 2019

Download (PPT, 5.89MB)

Burime:

https://25vitefeunishk.wixsite.com/dysesd2019

https://www.facebook.com/events/497187454187317/

https://www.facebook.com /feunishk/

https://www.facebook.com/watch/?v=2799179506805826

SHKODËR, KONFERENCA E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM EKONOMIK

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*