Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj, Shqipëria më e shtrenjtë, shqiptarët më të varfër.

Prof. Dr. Arben Malaj: Shqipëria më e shtrenjtë, shqiptarët më të varfër. Shqipëria vit pas viti po bëhet pjesë e tregjeve globale të turizmit. Numri i turistëve që do të vijnë do të jetë për herë në rritje. Turistët  që vijnë ne Shqipëri janë nga vende ku të ardhurat e disponueshme për frymë janë 3 deri në6 herë më të mëdha, prandaj ata e përballojnë rritjen çmimeve. Çdo rritje e çmimeve nga akomodimi, restorantet, mallrat dhe shërbimet godet rëndë të ardhurat e disponueshme të shqiptarëve. Studiuesit  krahas efekteve pozitivë që ka rritja e turizmit  kanë parashikuar edhe  efektet jo pozitivë që ka rritja e shpejtë e turizmit në vende si Shqipëria. Për çdo student të ekonomisë, është e qartë se n.q.s. kërkesa e përgjithshme në ekonominë  e një vendi rritet me ritme të larta se rritja e ofertës, çmimet e mallrave dhe shërbimeve do të rriten dhe nga kjo rritje do të preken të gjithë por  në mënyrë të veçantë  ata që kanë të ardhura reale të disponueshme që rriten pak ose shumë pak nga njeri vit në tjetrin. Për këtë arsye  me 4 deri 6 milionë turistë në vit  vendi ynë do të bëhet përherë dhe më i shtrenjtë, nga rritja  e çmimeve që vjen nga rritja e kërkesës konsumatore në sezonet turistike. Ky fluks  e bënë Shqipërinë më të shtrenjtë dhe shqiptarët më të varfër. Shtrenjtimi do të prek në radhë të parë dhe më shumë se të tjerët klasën e mesme sidomos pjesën e administratës publike por edhe punonjësit e sektorit privat ku rritja e pagave reale ka vite që ka ngecur në vend. Italianët dhe grekët i amortizuan goditjet e krizës 2008, ku u rrit papunësia, u shkurtuan politikat sociale, zbritën ndjeshëm të ardhurat reale të disponueshme, greket humbën deri ne 33 % të ardhurave të disponueshme sepse sipas studimeve italianët ishin 500 % dhe Greket 400% me të pasur se shtetet e tyre. Pra ata kishin të ardhura të dyta jashtë atyre nga puna, kryesisht të ardhura nga pasuritë e patundshme, me të cilat amortizojnë rënien e të ardhurave nga krizat Shqipëria do te bëhet përherë e më e shtrenjtë sepse popullsia e saj është rreth 2.5 milion banorë dhe gjatë sezonit të verës hyjnë 4-6 milionë turistë, kërkesa për mallra dhe shërbime do të rriten, gjithçka do të bëhet më e shtrenjtë. Të përjashtosh nga mundësitë edhe modeste për pushime një pjesë të popullsisë të vendit tëndë me disa qindra kilometra vije bregdetare është dështim. Kjo do të thotë se politikat publike kanë munguar ose kanë dështuar. Përballë rritjes çdo vit të çmimeve të strehimit dhe të çdo shërbimi, përballë varfërimit të një pjese të madhe të shqiptarëve, kërkohen politike publike pro aktive për rritjen e të ardhurave të disponueshme që mund të përfshijnë :

1.Të mos ketë tatim për shtëpinë e parë – mund të caktohet një nivel të ardhurash vjetore.

2.Të ketë tatim modest për shtëpinë e dytë – paraja në duart e klasës së mesme dhe pjesës me të ardhura modeste, shpenzohet më shpejtë dhe ushqen më mirë rritjen ekonomike.

3. Te nxitet investimi privat me mundësi kreditimi me interesa të ulëta për shtëpi akomoduese në çdo zonë të vendit. Investimet e mëdha private ne Itali dhe Greqi për industrinë turistike janë mbështetur me kredi me kushte lehtësuese. Bazuar në planet e rregullimit të territorin, ku qartësohet destinacioni i cdo pëllëmbe tokë në Shqipëri, të lehtësohen në shërbim të turizmit lejet on-line për ndërtim shtëpi dhe qendra akomoduese ose biznese mbështetëse për turizmin. Thjeshtimi i procedurave dhe eleminimi i kostove direkte ose indirekte për investimet individuale/familjare për turizëm. Kjo mund të gjallëroj ekonominë shqiptare të paktën për rreth tre vitet e ardhshme që vlerësohen të vështira.

Burimi: Telegraf.al

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*