Përgjigja më e mirë ndaj reagimeve negative është e “thjeshtë”!

Shumë prej nesh marrin një qëndrim mbrojtës në përgjigje të reagimeve negative. Ne luajmë viktimën, zhytemi në mohim, ose fajësojmë rrethanat tona – por këto sjellje e lejojnë egon tonë të hyjë në rrugën e një mësimi të rëndësishëm. Ja një mënyrë më e mirë për t’u përgjigjur, pa marrë parasysh se cili është reagimi apo kush e jep: “Me të vërtetë ju vlerësoj që po merrni kohë dhe përppiqeni për të më treguar. Faleminderit. “Kjo përgjigje mund të duket e thjeshtë (dhe është), por tregon që ju jeni të hapur për të dëgjuar se çfarë kanë për të thënë. Si rezultat, ata do të kenë shumë më shumë gjasa të flasin drejtpërdrejt me ju, kur kanë një çështje, në vend që të shkojnë te shefi juaj prapa shpinës. Kjo do të thotë që do të keni mundësinë të përgjigjeni dhe të përmirësoni situatën para se të bëhet më keq. Përfitimi i shtuar? Kjo përgjigje rrit në mënyrë dramatike aftësinë tuaj për të dëgjuar. Kur ju ndaloni së mbrojturi ndaj reagimeve nga jashtë, ju gjithashtu ndaloni së mbrojturi edhe së brendshmi.
Përshtatur nga“13 Ways We Justify, Rationalize, or Ignore Negative Feedback,” by Peter Bregman

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*