EEN Albania

Data e Fillimit: Janar  2019

Data e Mbarimit: Dhjetor 2019

Shteti: Shqipëri

Origjina e Financimit: Bashkimi Europian

Përshkrimi i Projektit:

Rrjeti Europian i Ndermarrejve EEN është rrjeti që ofron mundësi për ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) shqiptare në gjetjen e partnerëve strategjikë dhe zgjerimin në tregje të reja dhe ka si qëllim të ndihmojë NVM-të të shfrytëzojnë mundësitë për të bërë biznes, për transferim teknologjie si dhe për të rritur aftësinë konkurruese dhe inovative të tyre në tregun Europian dhe më gjërë.

Insituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisjen është një nga 8 partnerët e konsorciumit të krijuar në kuadër të këtij projekti.

IPPM, në bazë të përvojës kryen aktivitetet e mëposhtme:

  1. Ofron shërbime këshillimore për NVM-të, ngritjen e kapaciteteve, aksesin në financë dhe ndërkombëtarizim.
  2. Ofron ekspertizën dhe informacionin e duhur mbi programet e BE, dinamikat e tregut ekonomik kombëtar dhe ndërkombëtar rast pas rasti.
  3. Do të rrisë ndërgjegjësimin e shërbimeve të EEN në sektorin privat dhe do të japë inputin e saj në mediat vizive dhe të shkruar, për këtë projekt.
  4. Kontribuon në përfshirjen e aktorëve lokalë dhe akademikë duke targetuar nevojat e NVM-ve.
  5. Kontribuon në përforcimin e Rrjetit nëpërmjet ekspertëve të ndryshëm të sektorëve të ndryshëm.
  6. Ofron mbështetjen në organizimin e venteve të ndryshme, kombëtare apo lokale sipas nevojave të Konsorciumit.
  7. Jep kontributin në hartimin dhe përpilimin e Newsletter të EEN-Albania.

Për më shumë informacione rreth EEN Albania na kontaktoni në adresën e e-mailit : secretary@ippm.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*