Presidenti i Nderit të IPPM-së pjesëmarrës në konferencën “Zhvilimi Ekonomik dhe Marrëdhëniet Rajonale në Evropën Jug-Lindore, 4 dhe 5 Mars 2019, Shkup”

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen (IPPM) dhe gjithashtu ekspert për zhvillimin ekonomik në kuadër të projektit “Rrjeti i Ndërmarrjeve Evropiane”, Prof. Dr. Arben Malaj, është duke marrë pjesë në konferencën dy-ditore me titull: “Zhvilimi Ekonomik dhe Marrëdhëniet Rajonale në Evropën Jug-Lindore, 4 dhe 5 Mars 2019, Shkup”. Konferenca organizohet nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë George C. Marshall (GCMC) dhe Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara (GMF) dhe synon të mbështesë angazhimin inovativ dhe koheziv të Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë në Ballkan për integrimin euro-atlantik të rajonit. Konferenca zhvillohet me pjesmarrjen e 35 figurave të nivelit të lartë nga rajoni, zyrtarë të SH.B.A.-së dhe ekspertët nga Fondi Marshall, Qendra Marshall dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE).

 

Për më shumë informacion mbi këtë konferencë, ju lutemi të klikoni mbi linkun më poshtë:

Balkans 360 initiative in Skopje

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*