Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj, mbi agresivitetin në debatet publike

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Prof. Dr. Arben Malaj në shkrimin e tij për gazetën “Telegraf”, është shprehur mbi agresivitetin dhe banalitetin në debatet publike të personazheve të politikës.

I nxitur nga debatet publike dhe mosharmonizimi ndërmjet pikëpamjeve që ekzistojnë aktualisht ndërmjet personazheve të politikës shqiptare, Prof. Dr. Malaj rendit disa nga pasojat negative me të cilat ato shoqërohen. Nga ana tjetër, ai sjell një shembull nga politika e SHBA-ve, ku pavarësisht kundërshtimeve ndërmjet palëve, diskutimet publike duhet të jenë etike dhe jo agresive apo banale.

Prof. Dr. Malaj thekson se ndalja dhe eliminimi i përhershëm i këtij modeli banal të të berit debat publik është imediat për të sotmen dhe të ardhmen e vendit dhe kombit.

Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://telegraf.al/politike/prof-dr-arben-malaj-qeverisja-me-fise-me-klane-me-agresivitet-dhe-banalitet-eshte-vete-shkaterruese-per-nje-komb/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*