Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj, rreth zhvillimeve më të fundit Kosovë- Serbi

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Prof. Dr. Arben Malaj ka qenë i ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC News për të diskutuar mbi çështjet aktuale dhe zhvillimet më të fundit Kosovë-Serbi.

Prof. Dr. Malaj është shprehur se mbështet çdo veprim të qeverisë së Kosovës për reciprocitet në marrëdhëniet ekonomike dhe politike me Serbinë. Nga ana tjetër ai shprehet se tarifa 100% e Kosovës ndaj importeve të Serbisë kërkon që kjo e fundit të identifikojë dhe argumentojë çdo shkelje të politikave tregtare të OBT-së dhe CEFTA-s. Në vazhdim, Prof. Dr. Malaj thotë se, kjo taksë nuk mund të funksionojë për kohë të gjatë si kundërveprim politik.

Gjithashtu, Prof. Dr. Arben Malaj shprehet se Kosova, kohën e veprimit të kësaj takse si reagim politik, duhet ta përdorë me profesionalizëm dhe përkushtim për të qartësuar gjithë shkeljet e palës serbe nëpërmjet barrierave jo tarifore për të përfituar në mënyre abuzive.

Prof. Dr. Malaj sugjeron se kjo periudhë mund të shërbejë për të ristrukturuar partnerët tregtarë të Kosovës, por në thelbin e saj ajo duhet të synojë rritjen e produktivitetit dhe aftësisë konkurruese.

Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=MajXNxLVxcA

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*