Presidenti i Nderit i IPPM-së, Prof. Dr Arben Malaj mbi nevojën e mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri

 

Presidenti i Nderit i IPPM-së, Prof. Dr Arben Malaj është shprehur për kanalin televiziv Vizion Plus mbi impaktin negativ socio-ekonomik të lojërave të fatit në shoqërinë shqiptare dhe domosdoshmërinë e mbylljes së tyre.

Bazuar mbi të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave, Prof. Dr Malaj përmend se shuma e parave të lojërave të fatit për një vit llogaritet të jetë rreth 135 milionë euro, cilësuar këto të fundit si para që u vidhen familjeve shqiptare. Paratë që u shkojnë lojërave të fatit janë para të munguara që mund të shkonin për mirëushqyerje, kujdes shëndetësor dhe investime në arsim, thotë Prof. Dr Malaj.

Prof. Dr Arben Malaj shprehet se përveç dëmit ekonomik që lojërat e fatit u shkaktojnë drejtpërdrejt familjeve shqiptare, duhen marrë në konsideratë dhe dëmet sociale si mosmarrëveshjet familjare, rritja e divorceve, kriminaliteti. Ai sugjeron që shteti duhet të rehabilitojë personat e varur nga lojërat e fatit dhe të ndërmarrë politika publike mbi ndalimin e përhapjes së tyre.

Për më tepër mbi intervistën e Presidentit të Nderit të IPPM-së mund të ndiqni linkun: https://www.vizionplus.tv/basti-i-qeverise-per-kazinote-malaj-vendimi-i-duhur-lojrat-e-fatit-problem-kombetar/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*