Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj, rreth sfidave të mirë-arsimimit në Shqipëri

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Prof. Dr. Arben Malaj është shprehur  në emisionin “Përtëfol” në televizionin Scan mbi sfidat për mirë-arsimimin në Shqipëri, si sfida kombëtare më e madhe dhe më e dobishme.

Prof. Dr. Malaj është shprehur se është shqetësuese për studiuesit e ekonomisë fakti që numri i studentëve që zgjedhin shkenca ekzakte po ulet. Bazuar në studimet e organizatave ndërkombëtare, si Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe  Forumi Botëror i Ekonomisë i Davosit, Prof. Dr. Malaj thotë se vendet e reja të punës mbështeten pikërisht në shkencat e reja ekzakte.

Prof. Dr. Malaj sugjeron të krijohet dinamikë që fëmijët ta duan shkencën që në hapat e parë të jetës. Ai gjithashtu thekson domosdoshmërinë për nxitje nga ana e shtetit për talentet e reja dhe përditësim të kurrikulave në mënyrë të vazhdueshme.

Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=35uUQcdKLXc&fbclid=IwAR3jkB1BVnK95hnaUQaBwpekaC1Cu8IYNv73WpaJS4T4hhuudefBze09WJA

Presidenti i Nderit i IPPM-së, Prof. Dr Arben Malaj mbi nevojën e mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri

 

Presidenti i Nderit i IPPM-së, Prof. Dr Arben Malaj është shprehur për kanalin televiziv Vizion Plus mbi impaktin negativ socio-ekonomik të lojërave të fatit në shoqërinë shqiptare dhe domosdoshmërinë e mbylljes së tyre.

Bazuar mbi të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave, Prof. Dr Malaj përmend se shuma e parave të lojërave të fatit për një vit llogaritet të jetë rreth 135 milionë euro, cilësuar këto të fundit si para që u vidhen familjeve shqiptare. Paratë që u shkojnë lojërave të fatit janë para të munguara që mund të shkonin për mirëushqyerje, kujdes shëndetësor dhe investime në arsim, thotë Prof. Dr Malaj.

Prof. Dr Arben Malaj shprehet se përveç dëmit ekonomik që lojërat e fatit u shkaktojnë drejtpërdrejt familjeve shqiptare, duhen marrë në konsideratë dhe dëmet sociale si mosmarrëveshjet familjare, rritja e divorceve, kriminaliteti. Ai sugjeron që shteti duhet të rehabilitojë personat e varur nga lojërat e fatit dhe të ndërmarrë politika publike mbi ndalimin e përhapjes së tyre.

Për më tepër mbi intervistën e Presidentit të Nderit të IPPM-së mund të ndiqni linkun: https://www.vizionplus.tv/basti-i-qeverise-per-kazinote-malaj-vendimi-i-duhur-lojrat-e-fatit-problem-kombetar/

Presidenti i Nderit i IPPM-së, Prof. Dr Arben Malaj në Konferencën e 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve Evropiane

Presidenti i Nderit i IPPM-së, Prof. Dr Arben Malaj, ka marrë pjesë në Konferencën e 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve Evropiane të zhvilluar përgjatë tre ditëve, 30.09.2018 deri më 02.10.2018 në Salzburg, organizuar nga Instituti i Rajoneve Evropiane (IRE). Kjo konferencë e përvitshme mbledh bashkë përfaqësues të ndryshëm të biznesit dhe politikës nga të gjithë rajonet evropiane, me fokus çështjet aktuale dhe strategjitë e së ardhmes në lidhje me politikën dhe biznesin. Panele të nivelit të lartë diskutuan mbi cështje si, domosdoshmëria e vazhdimit të vizionit të themeluesve të Bashkimit Evropian, e ardhmja e Bashkimit Evropian, sfidat e Evropës përballës emigracionit si një fenomen në rritje, depopullimi i zonave rurale dhe furnizimi me energji, e ardhmja dixhitale, zhvillimet gjeopolitike dhe mundësitë për partneritete strategjike.

Për më tepër mbi Konferencën e 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve Evropiane ndiqni linkun: http://ir000044.host.inode.at/de/30-09-02-10-2018-salzburg-summit-europe-1918-2018-2118-salzburg-austria/

Buletini i Financave Publike – Gusht 2018

Ministria e Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë publikoi Statistikat fiskale për muajin Gusht 2018. Në shërbim të analizës janë të disponueshme të dhënat kumulative për të ardhurat publike, shpenzimet qeveritare dhe investimet nga Shkurti 1998 deri në Gusht 2018.

Për më shumë informacione lexoni materialin e mëposhtëm: