IPPM pjesë e javës së demokracisë vendore

Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen është bërë pjesë e aktiviteteve në kuadër të javës së demokracisë vendore të organizuar nga LëvizAlbania me mbështetjen financiare të Qeverisë Zviceriane nëpërmjet Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Përfaqësues të IPPM-së kanë qenë pjesë e tryezës së rrumbullakët “Fuqizimi i pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në vendimmarrje”, ku përveç rëndësisë thelbësore që ka pjesëmmarrja aktive qytetare në demokracinë vendore, është diskutuar edhe mbi projektligjin “Për referendumet vendore”.

IPPM ka mbështetur fuqizimin qytetar në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në proceset vendimmarrëse gjatë zbatimit të projektit: “Buxheti i Qytetarit. Transparencë në rritje dhe pjesëmarrje aktive në Bashkinë Lezhë” si pjesë e thirrjes nr. 3 të projektit LëvizAlbania.

IPPM do të vazhdojë të kontribuojë në ndërgjegjësimin publik mbi sfidat e mirëqeverisjes dhe të sigurojë angazhimin qytetar në mirëqeverisje, si pjesë e misionit të saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*