Data e Fillimit: 8 Maj 2018
Data e Mbarimit: 8 Nëntor 2018
Shteti: Shqipëri
Mbështetur nga: Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile
Përshkrimi i Projektit:
Projekti: “Rritja e kapaciteteve për vetëpunësim te të Rinjtë. Go Green!” ka si qëllimi kryesor të tij krijimin e kushteve optimale për të lehtësuar vetëpunësimin e të rinjve nëpërmjet sipërmarrjes së bizneseve të reja pro-mjedisore në katër rajonet e vendit. Nëpërmjet trajnimeve, përgatitjes së dedikuar të Guidave Rajonale të Vetëpunësimit dhe promovimit të tyre harmonizuar me Guidën kombëtare për vetëpunësimin, do të synohet që të rinjtë të kenë njohuri, ide dhe informacione të qarta lidhur me sektorët potencialë me interes ekonomik dhe të gjitha etapave që duhet të ndjekin për hapjen e një biznesi të ri. Fokusi prioritar i guidave do të jenë analizat e përshtatura të të gjitha procedurave dhe proceseve që ndërlidhen me suksesin në vetëpunësim dhe sipërmarrjen individuale duke dhënë raste specifike për iniciativa vetëpunësimi në biznese pro mjedisore sipas rajoneve të vendit.