Buletini i Financave Publike – Shkurt 2018

Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë publikoi Statistikat fiskale për muajin Shkurt 2018. Në shërbim të analizës janë të disponueshme të dhënat kumulative për të ardhurat publike, shpenzimet qeveritare dhe investimet nga Shkurti 1998 deri në Shkurt 2018.

Për më shumë informacione lexoni materialin e mëposhtëm:

Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj, mbi përfitimet dhe kostot e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Prof. Dr. Arben Malaj, i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” të gazetars Aurora Sulçe në televizionin Ora Neës, është shprehur mbi përfitimet dhe kostot e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Prof. Dr. Malaj ka theksuar domosdoshmërinë e performances së mirë të Shqipërisë veçanërisht gjatë periudhës deri kur krerët e shteteve të vendeve anëtare në BE të vendosin për fatin e Shqipërisë në kontekstin e integrimit të saj në këtë grupim.

Malaj i ka kushtuar gjithashtu rëndësi gjatë diskutimit të tij riskut të ekonomisë shqiptare  që vjen nga kriza e borxheve nëse partneritetet publike dhe private nuk kthehen në zhvillim të ekonomisë. Ai shprehet se nëse kostoja e PPV-ve vazhdon në të njëtat nnivele dhe impakti i tyre në ekonomi nëpërmjet rritjes ekonomike mungon, atëherë Shqipëria rrezikohet nga një krizë borxhi

Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.oranews.tv/article/malaj-ekonomia-rrezikohet-nga-kriza-e-borxheve

 

Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj, mbi TVSH-në për biznesin e vogël

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Prof. Dr. Arben Malaj, në një intervistë për emisionin televiziv “Argument” nga Enio Civici në Scan TV është shprehur mbi vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël, e cila është shoqëruar me kundërshtime nga bizneset që preken në mënyrë të drejtpërdrejtë prej saj, si dhe nga opozita.

Prof. Dr. Malaj është shprehur edhe mbi partneritetet publike-private, sfidat e rritjes ekonomike dhe thithjes së Investimeve të Huaja Direkte.

Prof. Dr. Malaj shprehet se trendi i rritjes së rritjes ekonomike kërkon domosdoshmërinë për reforma. Sipas tij,  thelbi analizës, politikat monetare, politikat fiskale dhe reformat strukturore duhet të mbështesin rritjen e produktivitetit të ekonomisë shqiptare, duke ulur kostot, procedurat dhe kohën e të bërit biznes, duke mbështetur më mirë ristrukturimin e ekonomisë shqiptare drejt sektorëve më produktivë.

Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:

 

Buletini i Financave Publike – Janar 2018

Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë publikoi Statistikat fiskale për muajin Janar 2018. Në shërbim të analizës janë të disponueshme të dhënat kumulative për të ardhurat publike, shpenzimet qeveritare dhe investimet nga Shkurti 1998 deri në Janar 2018.

Për më shumë informacione lexoni materialin e mëposhtëm: