Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj, mbi tarifën e Rrugës së Kombit

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen dhe njëkohësisht ish Ministri i Financave, Prof. Dr. Arben Malaj, në një intervistë për Ekonomix.al është shprehur mbi vendosjen e tarifës për Rrugën e Kombit.

Sipas tij, rindërtimi dhe modernizimi i infrastrkturës është parakusht për zhvillimin social dhe ekonomik dhe kërkon fonde të mëdha për ndërtim dhe mirëmbajtjen e saj. Në këtë aspekt, tarifa e shërbimit për këtë rrugë duhet të shkojë në përmirësimin e cilësisë.

Prof. Dr. Malaj, thekson gjatë intervistë se kjo nuk është një taksë por një tarifë shërbim, e cila synon të mbulojnë kostot e shërbimit dhe një normë fitimi të arsyeshme. Sipas tij, kjo kërkon përgjegjshmëri profesionale për llogaritjen e tarifave, mbikëqyrjen e shpenzimeve të kryera dhe parandalimin e çdo abuzimi potencial për cilësinë e përdorimit të çdo të ardhure nga tarifat.

Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:

Rruga e Kombit, Arben Malaj: Tarifat të rishikohen ose kompensohen

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*