Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Prof. Dr. Arben Malaj, në një intervistë për televizionin lokal të Vlorës: “Gjashtë Plus Një Vlora” është shprehur mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Prof. Dr. Malaj ka theksuar domosdoshmërinë e plotësimit të kushteve nga ana e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Në këtë aspekt, Z. Malaj ka vlerësuar bashkëpunimin e forcave politike në vend në kuadër të përmirësiit të politikave të jashtme.
Malaj ka përmendur gjithashtu rëndësinë e kapitalit human për zhvillimin socio-ekonomik të një vendi, duke vlerësuar se në Shqipëri kapitali human po tenton gjithjnë e më shumë të largohet drejt vendeve të tjera më të zhvilluara.
Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.facebook.com/6plus1vlora/videos/1711046482286513/?fref=mentions
Leave a Reply