Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof, Dr. Arben Malaj mbi IHD-të, de-euroizimin dhe nivelin e sipërmarrjes në Shqipëri

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Prof, Dr. Arben Malaj, është ftuar në emisonin televiziv “Argument” në Scan TV në rolin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë mbi disa nga çështjet aktuale të Shqipërisë.

Në fokus të këtij diskutimi kanë qenë tre çështje, të cilat lidhen me:

  1. Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri, konkretisht ato italiane. Mbi këtë, Z. Malaj është shprehur se rritja e investimeve italiane në Shqipëri kërkon me domosdoshmëri mirëfunksionimin e shtetit ligjor shqiptar për të garantuar reduktimin e riskut për investitorët e huaj.
  2. De-euroizimin, i cili konsiston me strategjine e Bankës së Shqipërisë për të reduktuar përdorimin e euros në Shqipëri dhe promovimin e monedhës kombëtare. Në këtë kontekst, Z. Malaj, si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë ka sqaruar se kjo strategji nuk do të pengojë qytetarët të përdorin euron si mjet shkëmbimi apo blerjeje, nisur edhe nga fakti se remitancat, sidomos ato në euro, zënë nje peshë të konsiderueshme në të ardhurat e shumë shqiptarëve. Ai është shprehur se kjo strategji nuk ka pse të shoqërohet me panik nga ana e qytetarëve, përkundrazi ajo ka për synim t’i mbrojë ata nga risqet e huamarrjes në monedha të tjera, dhe të rrisë transparencën dhe përgjegjësinë e bankave tregtare ndaj klienteve të tyre.
  3. Nivelin e sipërmarrjes së familjeve shqiptare. Bazuar mbi të dhënat e INSTAT, Z. Malaj është shprehur së shkalla e sipërmarrjes është ende e ulët dhe se pesha më e madhe e bizneseve të vogla e të mesme aktuale sigurojnë të ardhura vetëm për të siguruar jetesën e këtyre familjeve dhe se nuk kanë tendenca rritjeje në të ardhmen. Kështu, ai është shprehur mbi nevojën për të lehtësuar mëtej procedurat për të hapur, zhvilluar, mbyllur dhe rihapur një biznes të ri.

Për t’u njohur më në detaje me këtë diskutim, ju lutemi të klikoni mbi linkun e mëposhtëm:

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*