Presidenti i Nderit të IPPM-së, Prof. Dr. Arben Malaj mbi iniciativën “Berlin Plus”

Presidenti i Nderit të Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Prof, Dr. Arben Malaj,në një prononcim për ATSH-në, ka shprehur pritshmëri positive mbi iniciativën “Berlin Plus”, sipas së cilës parashikohet krijimi i një tregu të përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor pa tarifa e barrier. Sipas tij, kjo iniciativë tregon se Bashkimi Evropian, jo vetëm e rithekson të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por është duke u angazhuar edhe me hapa konkrete, si çelja e negociatave me disa prej këtyre vendeve dhe njëkohësisht edhe iniciativa të tjera të reja si “Berlin plus”.

Megjithatë, Prof. Dr. Malaj është shprehur se impakti kryesor i kësaj iniciative është testimi i ekonomive tona në kuadër të aftësisë së tyre për të konkurruar në tregjet e mëdha evropiane.

Malaj thekson se pavarësisht detyrës për të mbështetur iniciativën e hapjes së tregjeve, duhet të mos harrojmë detyrimin ndaj prodhuesve dhe konsumatorëve vendas, kur vende të ndryshme të rajonit tentojnë me subvencione direkte ose indirekte të zgjerojnë praninë e tyre në tregjet tona duke dëmtuar prodhuesit vendas.

Në këtë aspekt, Presidenti i Nderit të IPPM-së sugjeron se duhet rritur performanca e institucioneve tona në fushën e analizave të tregtisë së ndershme dhe të lire, si dhe duhet të përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme bilanci tregtar në mënyrë që të mos kemi kriza të valutave.

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.ata.gov.al/video-iniciativa-berlin-plus-malaj-vendet-zhvillohen-duke-konkurruar/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*