Memorandum Mirëkuptimi: IPPM – TESEV

Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Fondacionin Turk të Studimeve Ekonomike dhe Sociale (TESEV). Ky Memorandum Mirëkuptimi parashikon një angazhim të përbashkët për nismat e zhvillimit ekonomik që do të ndërmerren nga këto dy institucione me një fokus të veçantë në lidhjet socio-ekonomike midis Turqisë dhe Shqipërisë në një perspektivë rajonale.

Nga themelimi i tij në 1994 e deri në 2004, TESEV ka prodhuar raporte të rëndësishme mbi varfërinë, politikat ekonomike dhe ato sektoriale. Në fillim të vitit 2004, duke ndryshuar relativisht fushat e tij të studimit, TESEV vendosi të riorganizojë studimet e tij nën tre tituj: Demokracia, Mirëqeverisja dhe Transparenca, Politika e Jashtme. Të tre programet u organizuan me komisione këshilluese të përbërë nga udhëheqës mendimesh dhe akademikë, si dhe stafi i ekspertëve përgjegjës për këto programe. Në vitet që vijnë, dy fusha të tjera, Pabarazitë Sociale dhe Mospërfshirja dhe Qytetet e Qëndrueshme janë shtuar në interesin strategjik të Fondacionit. Bordi Ekzekutiv i TESEV dhe hulumtuesit e tij po punojnë aktualisht në përgatitjen e programeve të gjera kërkimore me interes të përbashkët me IPPM dhe të dy institucionet janë të vendosur për të ndërtuar një partneritet afatgjatë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*