Diskutim i hapur me Prof. Ricardo Hausmann

Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje, në bashkëpunim me Universitetin Luarasi dhe Klubin Shqiptar të Harvardit, organizoi sot një diskutim të hapur me Prof. Ricardo Hausmann nga Harvard Kennedy School.

Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Shkollën Kennedy, e udhëhequr nga prof. Hausmann po mbështet qeverinë shqiptare në çështjet kryesore të zhvillimit ekonomik dhe kjo ishte një mundësi e mirë për të dëgjuar për progresin e arritur dhe për të ndarë pikëpamjet me Prof. Hausmann dhe ekipin e tij.

Veprimtaria u zhvillua të enjten, më 11 maj, në orën 18, në Universitetin Luarasi dhe u ndoq nga një grup studentësh dhe disa akademikë të tjerë.

hausmann foto 1   hausmann foto 3

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*