Buxheti i Qytetarit: Transparencë në rritje dhe pjesëmarrje aktive në Bashkinë Lezhë

Data e Fillimit: Tetor 2016

Data e Mbarimit: Tetor 2017

Shteti: Shqipëri

Qyteti: Lezhë

Mbështetur nga: LevizAlbania

Përshkrimi i Projektit:

Marrëdhëniet pushtet vendor-qytetar kanë jo rrallë shkallë të ndryshme bashkëpunimi në njësi të ndryshme vendore. Këto bashkëpunime mund të shihen në intervalin e gjerë diferencues që kanë njësitë administrative në nivel vendor me njëra tjetrën edhe kur kanë karakteristika të ngjashme ekonomiko-sociale.

Në këtë kudër fokusi i projektit është përqendruar në një nga bashkitë me potencial ekonomik të lartë zhvillimi në vend por që ka tregues të mirëqenies sociale dhe potencialit ekonomik pothuajse në nivelet e fundit në rang vendi.

Projekti i propozuar “Buxheti i Qytetarit. Transparencë në rritje dhe pjesëmarrje aktive në Bashkinë Lezhë” synon të sensibilizojë qytetarët e Lezhës mbi rëndësinë që kanë për zhvillimin vendor politikat e përgjegjshme buxhetore vendore dhe t’i aftësojë qytetarët që të monitorojnë realizimin e buxhetit në Bashkinë Lezhë dhe të mund të advokojnë të drejtat qytetare për qeverisje buxhetore të përgjegjshme në nivel vendor.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*