IPPM është angazhuar në një projekt për të mbështetur Qeverinë e Shqipërisë në forcimin e mëtejshëm të zbatimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar, i cili lidh planifikimin strategjik të politikave me planifikimin e buxhetit dhe menaxhimin financiar publik . Objektivi kryesor është për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve qeveritare ndaj ndërmarrjeve, si dhe, për të rritur formalitetet në të gjithë sektorët dhe pagimin e tatimeve me lehtësi dhe eliminimin e pengesave procedurale.
Në kuadër të projektit”Përmirësimi i Klimës së Biznesit dhe Efikasitetit Fiskal në Shqipëri” PMCG përfaqësuar nga Z. Alex Aleksishvili dhe Z. David Lelashvili dhe IPPM përfaqësuar nga Z. Arben Malaj dhe z Ledjon Shahini, më 1 shtator të vitit 2016 kanë zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të disa institucioneve shtetërore.
Takimi i parë u mbajt në Ministrinë e Financave me Këshilltarët Knidi Bashari, dhe Etien Xhafa. Takimi u përqëndrua në një diskutim të përgjithshëm për arritjet e qeverisë aktuale në fushat e lidhura me këtë projekt dhe prioriteteve të MF.
Takimi i dytë u zhvillua me Znj. Milva Ekonomi, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me përmirësimin e situatës së biznesit në Shqipëri si: shkurtimin e kohës për marrjen e lejeve të ndërtimit, duke zvogëluar numrin e licencave, përmirësimin e konceptii e one stop shop në Shqipëri etj …
Më shumë informacione në lidhje me projektin mund të gjenden në seksionin e Projekteve në Ndjekje në faqen tonë të internetit.
Leave a Reply