Trajnimet për shoqërinë civile

Në periudhën Tetor – Nëntor 2013, Presidenti i Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen, Z. Arben Malaj, ishte pjesë e Trajnimeve për shoqërinë civile mbi rregullat dhe proçedurat që rregullojnë pjesëmarrjen e publikut në proçesin legjislativ.

Përfshirja e Shoqërisë Civile, në proçesin e dikutimit dhe hartimit të ligjeve, nxit debatin publik mbi mirëqeverisjen.

Krijimi i Shoqërisë Civile, ka qenë një element thelbësor për të përmirësuar qeverisjen në të gjitha nivelet, brenda komunitetit, në nivel qëndror dhe lokal.

Misioni i krijimit të shoqërisë civile është mirëqeverisja. Shoqëria civile duhet të jetë një vlerë e shtuar në debatin publik, të këtë një mision të qartë. Institucionet duhet ti afrohen publikut dhe të kenë vlerësimin e tyre dhe të ketë pavarësi reale.

Rritja e efikasitetit të bashkëpunimit të Shoqërisë Civile me parlamentin, është në shërbim të prioriteve te zonave, komuniteteve dhe grupeve sociale që ata përfaqësojnë. Gjatë trajnimeve u identifikuan jo pak sfida sociale për të cilat Shoqëria Civile duhet të angazhohet duke rritur bashkëpunimin midis tyre dhe me parlamentin.

Trajnimet u organizuan për përfaqësuesit e komuniteteve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile në qytetin e Tropojës , Kukësit , Shkodrës , Fierit, Pukës, Korçës dhe Dibrës. Trajnimet u fokusuan në mënyrat se si qytetarët mund të angazhohen me parlamentin (dmth se si të kenë akses në parlament për të marrë pjesë në proçesin e konsultimit, cilët mund të ndjekin mbledhjet e Komisioneve, si kërkohet një dëgjim publik ) dhe se si të lobojnë dhe të krijojnë rrjetin. Puna e komisioneve të ndryshme parlamentare, u analizua dhe u përdor si një studim rasti që të njihte pjesëmarrësit me mënyrat e mundshme për të marrë pjesë në proçesin e konsultimit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*