Trajnim për legjislacionin e punës në administratën publike

Në datë 22 Nëntor 2013, Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen (IPPM) mori pjesë në një takim me përfaqësues të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë dhe të kolegëve të tyre nga Italia, për të diskutuar për sfidat e administratës publike dhe specifikat e ligjit të ri.

Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen (IPPM) synon të rrisë bashkëpunimin me grupet e interesit, të nxitë studime sa më profesionale dhe te rrisë transparencën e hartimit dhe implementimit të politikave dhe vendimeve të qeverisë, ndaj edhe vlerëson realizimin e seminarit “Legjislacioni i punës për administratën publike”.

Në këtë aktivitet u diskutua mbi Ndryshimet e reja legjislative në sektorin publik dhe ndikimi i tyre në lëvizjen sindikale duke pasur parasysh se:

  • Ligji i ri, ndryshon mënyrën e rekrutimit në administratë, dhe ka ndikim edhe tek punonjësit aktualë.
  • Përcakton që në administratën publike të mos ketë më punonjës me kontratë, por vetëm me status nëpunësi civil.
  • Të gjitha institucionet buxhetore duhet të përfundojnë proçedurat e konkurimit për të gjithë nëpunësit jopolitikë.
  • Përfaqësuesve politikë i lihet një përqindje e vogël kryesisht për stafet e drejtuesve.
  • Krijohet  Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, e cila zëvendeson  Institutin  e Trajnimit  të Administratës Publike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*