Bankat Qendrore do ta tolerojnë inflacionin e rritur, qeveritë duhet të kompesojnë efektin e tij varfërues

Prof. Dr. Arben Malaj

Bankat Qendrore, përfshirë edhe Bankën e Shqipërisë, nuk mund të tërhiqen shpejt nga politikat monetare lehtësuese. Por “paraja e lirë” imponon një qasje të kujdesshme ndaj rrezikut të inflacionit të lartë, cilësisë së dobët të investimeve, shpenzimeve, kredi-marrjes dhe kredi dhënies, që dëmtohen nga shkujdesja që ushqen kostoja e lirë e parasë. Pas disa krizave qeveritë  duhet të kenë përmirësuar politikat dhe sistemin e mbrojtjes dhe solidaritetit social. Ato kanë një barrë jo të lehtë për të mbrojtur individët dhe familjet më të ekspozuar nga një varfërim në rritje nga inflacioni i lartë. Bankat Qendrore nuk mund të tërhiqen shpejt apo menjëherë për arsyen kryesore: se rritja e kostos së parasë mund të vështirësojë reduktimin e hendekut midis kapacitetit optimal të ekonomisë dhe situatës në të cilën ato ndodhen aktualisht. Pa reduktuar këtë hendek, këtë mosshfrytëzim të kapaciteteve prodhuese vendet nuk mund të mbështesin dot  një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe të drejtë që materializohet në rritjen e të ardhurave të disponueshme: më pak të papunë e të varfër dhe me pak risk de-inflacioniste. Ulja e papunësisë, varfërisë dhe pabarazisë duhet të arrihet nëpërmjet një rritje ekonomike të lartë dhe të drejtë, e mbështetur në ekonominë e gjelbër dhe ekonominë e dijes. Vetëm përkohësisht pasojat varfëronjëse të krizave duhen përballuar nga politikat lehtësuese monetare e fiskale dhe sidomos nga politikat rishpërndarëse pro kohezionit&solidaritetit social. Madhësia e hendekut midis potencialit të rritjes së ekonomisë dhe nivelit real të saj mbi të gjitha pengohet nga shkalla e ulët e produktivitetit, mungesës së reformave strukturore  dhe aftësisë së dobët amortizuese të goditjeve të krizave të shumëllojshme dhe të shtuara në ekonomi, është e ndryshme për vende të ndryshme dhe shumë e ndryshme midis SHBA-së dhe BE-së. Në themel të politikave ekonomike  që prodhojnë të mirat publike si reduktimi i të papunëve, i të varfërve dhe i pabarazisë, i reformave strukturore që reduktojnë çdo barrierë, që pengon rritjen e produktivitetit. Mirë-arsimimi mund të shërbejë si leva e Arkimedit për ta lëvizuar nga rruga jonë e së ardhmes, gurin e rëndë të padijes. Debati është më i vështirë në rafshin ideologjik dhe politik se sa atë akademik i përqëndruar sot në pro dhe kundër neokejnsianisteve që mbrojnë idenë se : “Tërheqja e shpejtë nga politikat dhe monetare e fiskale lehtësuese mund të dëmtojë  arritjet në ringritjen e ekonomisë dhe reduktimin e papunësinë dhe varfërisë”. Për neokejnsianistët inflacioni i lartë sidomos për atë pjesë të popullsisë që përdor 50 – 80% të ardhurave të tyre për mbijetesë.

ULJA E PAPUNËSISË, VARFËRISË DHE PABARAZISË DUHET TË ARRIHET NËPËRMJET NJË RRITJE EKONOMIKE TË LARTË DHE TË DREJTË, E MBËSHTETUR NË EKONOMINË E GJELBËR DHE EKONOMINË E DIJES. VETËM PËRKOHËSISHT PASOJAT VARFËRONJËSE TË KRIZAVE DUHEN PËRBALLUAR NGA POLITIKAT LEHTËSUESE MONETARE E FISKALE DHE SIDOMOS NGA POLITIKAT RISHPËRNDARËSE PRO KOHEZIONIT&SOLIDARITETIT SOCIAL.

Neokejnsianistët argumentojnë se sa më e lirë të jetë kostoja e parasë, aq më shumë ndihmon në kthimin e ekonomisë në nivelet e para krizës. Neoliberalët theksojnë se risku që paraja e lirë ushqen njëkohësisht një krizë të mundshme të rritjes së çmimeve të asseteve, mallrave, shërbimeve dhe inflacioni i lartë e varfërues që vjen nga rritja e deformuar e kërkesës agregate nuk është thjeshtë teorik.

Debati është politike, sepse sipas neoliberalëve: “Kostoja e lirë e parave është një shërbim për ata që qeverisin, por që do sjellë në të ardhmen për taksapaguesit dhe qeveritë kosto të rënda, të kushtueshme dhe afatgjata. Kjo: sepse rritja e kërkesës agregate e nxitur nga kostoja e lirë e parasë dhe/ose neglizhenca e investitorëve privatë dhe veçanërisht e qeverive, rreziku i lehtësimit ose dobësimit të mbikqyrjes sa më strikte në përzgjedhjen e investimeve publike, por edhe të madhësisë dhe strukturës së investimeve dhe konsumit individual  nuk vlerësohet si një rritje e shëndoshme. Kriza financiare 2008 ishte kriza e modelit të rritjes ekonomike nëpërmjet rritjes së borxheve të individëve, biznesit dhe qeverive.  Politikat lehtësuese monetare e fiskale në varësi nga përmasat dhe kohëzgjatja e tyre mund të krijojnë rreziqe jo të vogla dhe jo afatshkurtra për individët, bizneset dhe qeveritë që keqpërdorin koston e lirë të parasë për përfitime afatshkurtra.

MIRË-ARSIMIMI MUND TË SHËRBEJ SI LEVA E ARKIMEDIT PËR TA LËVIZUAR NGA RRUGA JONË E SË ARDHMES, GURIN E RËNDË TË PADIJES. DEBATI ËSHTË MË I VËSHTIRË NË RAFSHIN IDEOLOGJIK DHE POLITIK SE SA ATË AKADEMIK I PËRQËNDRUAR  SOT NË PRO DHE KUNDËR NEOKEJNSIANISTEVE …

Por historia jo e shkurtër e ekonomisë, tregjeve financiare dhe krizave respektive nuk i buzëqesh asnjerit krahu idelogjik. Debati ideologjik mes neo-liberalëve dhe neo-kejnesianëve, republikanëve dhe demokratëve, është i njëjtë në thelbin e tij historik në çdo vend: në debatet  politike apo akademike. Neoliberalët në çdo rast kërkojnë reduktim të ndërhyrjeve të bankave qendrore dhe qeverive. Ata janë shumë kritikë ndaj politikave lehtësuese dhe “pompimit” në shkallë të gjerë të parave në ekonomi. Neokejnsianistet janë mbështetës të fortë të injektimit të sa më shumë parave në ekonomi dhe rritjes së ndërhyrjes së shtetit me politikat lehtësuese monetare dhe fiskale. Ata mbeten të frymëzuar edhe nga John Keynes, i cili theksoi se : “Në planin afatgjatë ne të gjithë jemi të vdekur”. Ndoshta kjo ndarje sqarohet edhe në cilësimin, që disa ekonomistë i bëjnë znj Lagard – presidenten aktuale BQE si “Miss inflacion”. Kjo për shkak të mbështetjes së saj për vazhdimin e politikës monetare lehtësuese dhe mos fillimin e tërheqjes së menjëhershme prej tyre. Lagard po ndjek me fanatizëm politikat lehtësuese dhe shkallën e blerjes së borxhit të qeverive dhe kompanive private të ideuara dhe aplikuara nga Mario Draghi, si president i BQE-së dhe tani si Kryeministër i Italisë. Në artikullin referues[1] jepet një përmbledhje e argumentave pro dhe kundër të pozicioneve të mundshme të Fed-it, i cili aktualisht po vazhdon me politikat monetare lehtësuese dhe nuk po qartëson se kur dhe me çfarë shpejtësie mund të largohet nga ato. Debati përfshin edhe Jerome Powell,shefin aktual të Fed-it i cili është në fund të mandatit 7 vjeçarë i përzgjedhur nga ish-presidenti Trump, i cili i fitoi zgjedhjet presidenciale 2017 me vizionin si “republikan konservatorë”  dhe premtimin elektoral se do ta Bënte Amerikën Sërish të Madhe (MAGA)[2].  Neo-liberalët jo vetëm në SHBA kërkojnë  ndërprerjen e politikave të parasë së lehtë/”easy money” dhe promovojnë politikat de-rregulluese. Ata janë kundër çdo pengese që kufizon “mrekullinë e duarve të padukshme të tregut të lirë”. Por deri aktualisht historia qindra vjeçare e ritmeve të rritjes së deficiteve dhe borxheve në SHBA dhe e krizave të viteve të fundit nuk e përligj dot lavdinë e shpresuar nga absolutizimi i neo liberalizimit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*