IPPM zhvillon Konferencen per Projektin me teme “Tregu i Punës për të Rinjtë në Shqipëri”.

IPPM ne bashkepunim me RisiAlbania zhvilloj diten e hene dt.23.12.2019 Konferencen në kuadër të Studimit “Tregu i Punës për të Rinjtë në Shqipëri “, i zhvilluar nga Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisje (IPPM) në bashkëpunim me Forumi Shqiptar Social Ekonomik (ASET) dhe me mbështetjen financiare të RisiAlbania prane ambienteve te Hotel Tirana International.

Ky aktivitet mblodhi përfaqësues nga të gjithë grupet e interesit për të diskutuar mbi sfidat dhe problematikat që ka tregu i punës së të rinjve në vend, dhe mundësitë për të integruar këtë grup në sektorët më potencial të ekonomisë.

Gjatë takimit u be prezantimi i gjetjeve të këtij studimi, rezultate të cilat janë mbështetur mbi pyetësor dhe intervista të zhvilluara me të rinj, përfaqësues biznesesh, përfaqësues nga shkolla profesionale dhe qendra trajnimesh si dhe nga zyrat e punës në të gjitha rajonet e vendit. Po ashtu ky studim është mbështetur edhe në takime të hapura të zhvilluara në rajone të ndryshme të vendit për të kuptuar diferencat që ekzistojnë mes rajoneve.

Ky studim pati një shtrirje kohore prej dy muajsh duke synuar si objektiv kryesor paraqitjen në kohë reale të sfidave dhe problematikave të tregut të punës së të rinjve dhe përputhshmërinë e programeve studimore dhe ato të kurseve profesionale me kërkesat e tregut.

 

AGJENDA
“Tregu i Punës për të Rinjtë në Shqipëri” 23 Dhjetor 2019, ora 09.30-12.00
Tirana International Hotel
Salla Blu, Kati 2

                                                                                09:30 – 10:00      Regjistrimi i Pjesëmarrësve
10:00 – 10:20      Fjala përshëndetëse
Prof. Dr. Fatmir Memaj – Drejtor Ekzekutiv i Forumit Shqiptar Social Ekonomik (ASET)
Prof. Dr. Arben Malaj – President i Nderit i Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen
10:20 – 10:50       Prezantimi i gjetjeve dhe përfundimeve të studimit “Tregu i Punës për të Rinjtë në Shqipëri”
Dr. Ledjon Shahini – Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen
10:50 – 11:30        Diskutim i hapur
11:30 – 12:00        Kafe

 

   

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*